image Hoti me mesazh ngushëllimi për Qeverinë dhe popullin e Libanit pas shpërthimit tragjik

Kosovë

Hoti me mesazh ngushëllimi për Qeverinë dhe popullin e Libanit pas shpërthimit tragjik

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka ngushëlluar Qeverinë dhe popullin e Libanit për humbjen e jetërave të qytetarëve libanezë nga shpërthimi tragjik dje.

Hoti ka thënë se edhe në Kosovë, ky lajm tronditës është pritur me dhembje të madhe, shkruan Gazeta Sinjali.

“Në emër të Qeverisë të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Qeverisë dhe popullit të Libanit për shuarjen tragjike të jetës së dhjetëra qytetarëve libanezë, të cilët pësuan nga shpërthimi i djeshëm në Bejrut. Edhe në Kosovë, si kudo në botë, lajmi tronditës për këtë tragjedi është pritur me dhembje të thellë”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.

Tutje Hoti ka uruar që kjo tragjedi të shndërrohet në besim e vendosmëri për të punuar më fort për një botë paqësore.

“Le të shndërrohet kjo tragjedi në besim dhe vendosmëri për të punuar edhe më fort për një botë paqësore dhe për miqësi mes popujsh e vendesh! Shpirtërisht dhe në lutje jemi me popullin e Libanit në këto çaste pikëllimi! Zoti i bekoftë viktimat e kësaj tragjedie dhe familjet e tyre!”, thuhet në mesazhin e Hotit. /Gazeta Sinjali