image Hoti kritikon VV-në për dështimin e seancës: Sjellja e mazhorancës, joserioze

Politikë

Hoti kritikon VV-në për dështimin e seancës: Sjellja e mazhorancës, joserioze

news image

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, e ka quajtur “joserioze” sjelljen e mazhorancës, e cila ishte më e vogël në numër në seancën e sotme.

“Shumë institucione të pavarura dhe agjenci qeveritare kanë mbetur pa drejtues për shkak të insistimit të Kryeministrit për të futur duart gjithkund në shërbimin publik” tha mes të tjerash Hoti.

Ai tha se Kurti, aty ku nuk po ka mundësi të ndërhyjë, po tenton t’i ndërrojë ligjet.

Statusi i plotë i tij:

Sot u anulua seanca e Kuvendit të Kosovës në mungesë të kuorumit. Kjo sjellje e mazhorancës është joserioze. Ka pika në rendin e ditës që presin për muaj me radhë, përfshirë zgjedhjen e udhëheqësve dhe bordeve të institucioneve të pavarura.

Shumë institucione të pavarura dhe agjenci qeveritare kanë mbetur pa drejtues për shkak të insistimit të Kryeministrit për të futur duart gjithkund në shërbimin publik.

Aty ku nuk po ka mundësi, po tenton t’i ndërroj ligjet, siç e provoi me Ligjin për Këshillin Prokurorial dhe Ligjin për Këshillin e Pavarur të Shërbimit Civil. Në të dy rastet, Gjykata Kushtetuese konstatoi se ka pasur shkelje kushtetuese. Njëjtë do të ndodhë edhe me disa ligje të tjera që janë në Gjykatën Kushtetuese, përfshirë Ligjin për zyrtarët publik dhe Ligjin për kufizimin e çmimeve.

/GazetaSinjali/