Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar që kuvendi të mos shpërndahet pa u miratuar Buxheti 2021, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Hotit, kjo është një kërkesë e komunitetit të biznesit, me të cilin zhvilloi sot një takim virtual.
“Komuniteti i biznesit ofroi mbështetje për masat e reja anti Covid-19 dhe insistoi që Kuvendi të mos shpërndahet pa e miratuar buxhetin 2021. I sigurova ata se jam në komunikim të vazhdueshëm me grupet parlamentare dhe se po angazhohem maksimalisht që përbërja aktuale e Kuvendit të miratoj buxhetin për vitin e ardhshëm, si dhe disa marrëveshje ndërkombëtare që lidhen me buxhetin”, ka shkruar Hoti në Facebook./Gazeta Sinjali/