image Hoti: Kapacitetet spitalore janë të limituara, prandaj po mirren masa

Kosovë

Hoti: Kapacitetet spitalore janë të limituara, prandaj po mirren masa

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se shëndeti i qytetarëve është parësor dhe se për këtë po mirren masa, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoti teksa ka folur për masat e reja, ka shtuar se vala e dytë e pandemisë po i gjenë institucionet shëndetësore më të përgatitura, përkundër që kapacitetet spitalore janë të limituara.

Ai në Facebook ka shpërndar edhe linkun me shpjegime të detajuara rreth masave të reja që u votuan sot në qeveri.

“Shëndeti i qytetarëve është parësor për ne. Prandaj kemi marrë dhe po marrim masa që t’ia dalim me kurajo dhe ta luftojmë këtë virus të rrezikshëm. Vala e dytë e pandemisë po i gjenë institucionet tona shëndetësore më të përgatitura. Megjithatë, kapacitetet tona spitalore janë të limituara dhe kërkohet kujdes maksimal për t’u mbrojtur nga virusi. Në linkun më poshtë, mund të gjeni shpjegimin e detajuar të masave të reja që u votuan sot në Qeverinë e Kosovës”, ka shkruar Hoti në Facebook. /Gazeta Sinjali/