Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se qeveria e re hapin e parë do të ndërmarr heqjen e tarifës, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë/
“Qeveria e re hapin e parë do të ndërmarr heqjen e tarifës, sigurisht në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare, sepse ne vetëm kemi marr garanca nga ta”, tha Hoti.
Ndërkaq Hoti gjithashtu tha se puna e dytë do të jetë dialogu me Serbinë, sërish duke bashkëpunuar ngushtë me aleatët ndërkombëtarë, sidomos me SHBA-në.
“Marrëveshje të keqe nuk do të ketë, nuk do të ketë marrëveshje të gatshme por të negociuar, nuk është qëndrim zyrtar i SHBA-së shkëmbimi i territoreve”, deklaroi Hoti./ Gazeta Sinjali/