image PDK kërkon nga ZRrE, Kurti e Osmani që të respektohet vendimi i gjykatës për pezullimin e tarifave të shtrenjta të rrymës

Politikë

PDK kërkon nga ZRrE, Kurti e Osmani që të respektohet vendimi i gjykatës për pezullimin e tarifave të shtrenjta të rrymës

news image

Partia Demokratike të Kosovës po mban konferencë për media në lidhje me vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, i cili i pezullon tarifat e shtrenjta të rrymës elektrike.

Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahiri ka kërkuar nga ZRrE, kryeministri Kurti e presidentja Osmani që ta respektojnë këtë vendim.

“Sot është një ditë jashtëzakonisht e mirë për qytetarët e Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës përmes një ankese në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka arritur që ta pezullojë vendimin e ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës në 100 për qind. Kemi thënë dhe kemi punuar në vazhdimësi që ta kundërshtojmë këtë vendim të paligjshëm, i cili ka qenë në shpërputhje të plotë me bazën ligjore me të cilën është marrë. Ky vendim ka qenë jashtëzakonisht i dëmshëm për çdo familje. Shtrenjtimi i energjisë elektrike duke qenë diskriminues në baza etnike e territoriale, ka qenë i patejkalueshëm dhe Gjykata ka marrë vendim në favor të interesit publik dhe Republikës së Kosovës. Ne i bëjmë thirrje ZRrE-së, zyrës së kryeministrit Kurti, zyrës së presidentes Osmani, Lëvizjes Vetëvendosje dhe të gjitha institucionet që kanë qenë të angazhuara në shtrenjtimin e energjisë elektrike, ta respektojnë vendimin e Gjykatës në pezullimin e implementimin të vendimit të ZRrE-së”, tha Tahiri.

Gjatë kësaj konference kanë folur edhe zyrtarë tjerë të partisë – Ferat Shala dhe Blerand Stavileci.

/GazetaSinjali/