image Hoti: FSK-ja është e gatshme të intervenojë në rast se do të ketë përmbytje në Kosovë

Kosovë

Hoti: FSK-ja është e gatshme të intervenojë në rast se do të ketë përmbytje në Kosovë

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se në rast të vërshimeve nga të reshurat e shiut, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave së bashku me FSK-në do të jenë në gatishmëri për të intervenuar sipas nevojave që paraqiten nga komunat.

Hoti përmes një postimi në Facebook tha se ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu dhe ministri i Mbrojtjes, Anton Quni janë angazhuar që tani për të intervenuar në rast nevoje.

“Sipas Institutit Hidrometeorologjik, mund të priten vërshime nga të reshurat e shumta. Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave së bashku me FSK-në do të jenë në gatishmëri për të intervenuar sipas nevojave që paraqiten nga komunat. Sapo i njoftuam kryetarët e komunave se dy ministrat, Veliu dhe Quni, janë angazhuar tanimë”, ka shkruar Hoti./Gazeta Sinjali/