Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një konference për media tha se takimi përmes video-konferencës më presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, ishte konstruktiv dhe se aty është prezantuar platforma e qeverisë së Kosovës.
“Në të gjitha takimet që kemi pasur deri më tash, unë kam prezantuar, platformën e shtetit të Kosovës për procesin e dialogut, ne hyjmë vetëm për njohje reciproke dhe normalizim i plotë i marrëdhënieve mes dy vendeve, sot kemi arritur të merremi vesh që të enjten që vjen të takohemi sërish për dialogun”, tha Hoti në konferencë.
Hoti tha se në dialog bashkë me të do të jetë edhe një delegacion i koalicionit qeverisës, si dhe qeveria i ka shtrirë dorën edhe opozitës.
Kujtojmë që sot, kryeministri Hoti mbajti takimin e nivelit të lartë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas më shumë se 20 muajsh ndërprerje të dialogut./ Gazeta Sinjali/