image Hoti: E kam zotimin e Bashës që taksa në Rrugën e Kombit do të hiqet

Politikë

Hoti: E kam zotimin e Bashës që taksa në Rrugën e Kombit do të hiqet

news image

Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, është takuar edhe me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.

Hoti tha se gjatë këtij takimi ka marrë zotimin e Bashës se nëse PD-ja vjen në pushtet, qeveria shqiptare do ta largojë qysh ditën e parë taksën në Rrugën e Kombit për qytetarët e Kosovës.

“Biseduam për sfidat që kemi si qeveri dhe planin tonë për rimëkëmbjen ekonomike dhe qasjen që e kemi karshi situatës së krijuar në Kosovë, dëgjuam këshillat e kryetarit Basha dhe të Partisë Demokratike. Kemi ndarë të gjitha shqetësimet që duhet të adresojmë si dy shtete dhe unë kam zotimin e Bashës që ajo taksë do të hiqet”, ka thënë Hoti para mediave, pas takimit./Gazeta Sinjali/