Kryeministri i Avdullah Hoti dhe ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi kanë zhvilluar sot një takim virtual me anëtarët e Bordit të Telekomit të Kosovës.
Hoti dhe Kuçi me drejtorët e Bordit të Telekomit biseduan për gjendjen e përgjithshme në këtë ndërmarrje.
Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Hoti me këtë rast theksoi se Qeveria e Kosovës, si aksionar, do ta mbështesë këtë ndërmarrje publike me interes strategjik për vendin.
Po ashtu, ZKM njofton se u theksua se shumë shpejt do të diskutohet plani për rimëkëmbjen e Telekomit, i cili është duke u përgatitur nga Bordi i kësaj ndërmarrjeje. /Gazeta Sinjali