image Hoti: Asnjë problem nuk shkaktohet në buxhetin e shtetit nga plotësimi i kërkesës së SBASHK-ut

Politikë

Hoti: Asnjë problem nuk shkaktohet në buxhetin e shtetit nga plotësimi i kërkesës së SBASHK-ut

news image

Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti, ka thënë se nëse Qeveria e zbaton kërkesën e Sindikatës së Arsimit për 100 euro shtesa në muaj, atëherë kjo do të nënkuptonte 2 milionë e 900 euro në muaj.

“SBAShK-u e ka vetëm një kërkesë që ka implikime financaire: 100 euro në muaj deri në miratimin e “Ligjit të Pagave”. Asnjë problem në buxhetin e shtetit nuk shkaktohet nga plotësimi i kësaj kërkese. Bilanci bankar i Qeverisë është rekord i lartë, rreth 600 mil euro në korrik, për shkak të: (1) mosrealizimit të projekteve kapitale dhe (2) rritjes së të hyrave tatimore nga inflacioni i lartë”, ka thënë Hoti.

Postimi i plotë:

SBAShK-u e ka vetëm një kërkesë që ka implikime financiare: 100 euro në muaj deri në miratimin e “Ligjit të Pagave”.

Në arsimin parauniversitar janë të punësuar 28,834 persona:

  • 23,033 mësimdhënës parauniversitar,
  • 3,276 personel ndihmës,
  • 919 personel edukativ në çerdhe,
  • 1,606 staf adminsitrativ.

Rrjedhimisht:

28,834 të punësuar x 100 Euro në muaj = 2.9 mil Euro në muaj.

Asnjë problem në buxhetin e shtetit nuk shkaktohet nga plotësimi i kësaj kërkese. Bilanci bankar i Qeverisë është rekord i lartë, rreth 600 mil euro në korrik, për shkak të: (1) mosrealizimit të projekteve kapitale dhe (2) rritjes së të hyrave tatimore nga inflacioni i lartë.

Për më tepër, Qeveria ka ndarë rreth 6 milionë euro për të paguar punëtorët e larguar nga puna në Telekomin e Kosovës.

/GazetaSinjali/