image Horror në Korenë e Jugut për Halloween: Të paktën 59 të vdekur dhe 150 të lënduar në rrugët e Seulit

Botë

Horror në Korenë e Jugut për Halloween: Të paktën 59 të vdekur dhe 150 të lënduar në rrugët e Seulit

news image

Të paktën 59 persona humbën jetën ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e problemeve me zemrën apo frymëmarrjen gjatë festimeve të Halloween në Seul të Koresë së Jugut.

Agjencia e lajmeve Yonhap citoi shërbimet e urgjencës që thanë se 150 të tjerë ishin plagosur në lagjen Itaewon të Seulit.

Situata në rrugët e kryeqytetit koreano-jugor është tepër e trishtë, ku trupat e pajetë janë shtrirë, ndërsa dhjetëra të tjerë marrin ndihmën e parë nga ambulancat që me zor se çanë turmën.

Tragjedia mendohet të ketë ardhur si pasojë e përplasjes së dy turmave në zonën Itaewon.

Sipas raportimeve paraprake, në qytet ishin grumbulluar më shumë se 100 mijë veta për të kremtuar Halloween, për herë të parë pa maska anti-covid.

/GazetaSinjali/