Sot në 22-vjetorin e masakrës së Vushtrrisë u bënë homazhe, shkruan Gazeta Sinjali.
Në homazhe ka qenë i pranishëm edhe kryetari i Vushtrrisë.
Ai i ka vizituar familjarët të cilët kanë dalë tek varrezat pranë më të dashurve të tyre dhe iu ka premtuar se nuk do të ndalet së punuari derisa kriminelët që i kanë kryer këto krime të dalin para drejtësisë.
“Dhembja bëhet më e madhe për faktin se edhe pas 20 vjetëve nuk kemi pasur drejtësi, kriminelët që kanë kryer krime nuk e kanë marrë dënimin e merituar”, tha ai. /Gazeta Sinjali/