image Holanda në dyshim për paraqitjen e Van Dijkut në EURO 2020

Futboll

Holanda në dyshim për paraqitjen e Van Dijkut në EURO 2020

news image

Trajneri i Holandës, Frank de Boer pritet që ta telefonojë mbrojtësin e Liverpoolit, Virgil Van Dijk për ta pyetur nëse ai është i gatshëm të luaj për ta për Evropianin që zhvillohet në muajin e ardhshëm, transmeton Sinjali Sport.

Van Dijk ka qenë jashtë qysh nga tetori i vitit të kaluar, pas një dëmtimi të ligamenteve ndaj Evertonit në ‘Goodison Park’.

Në kampin e tulipanëve janë rritur shpresat se ai mund të rikthehet muajin e ardhshëm për ndeshjet e Kampionatit Evropian.

Por, trajneri i Liverpoolit Klopp tha se Van Dijk është edhe disa javë larg rikthimit, gjë që lë në dyshim paraqitjen e tij në kompeticion evropian. /Gazeta Sinjali Sporti/