image Van Dijk tregohet modest: Ende nuk jemi kualifikuar

Futboll

Van Dijk tregohet modest: Ende nuk jemi kualifikuar

news image

Liverpooli ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme ndaj Interit me rezultat 0 me 2.

Ky është një hap i madh drejt kalimit tutje në Ligën e Kampionëve. Salah dhe Firmino shënuan golat e fitores për skuadrën e Jurgen Klopp.

Kjo është fitorja e shtatë nga shtatë ndeshjet e fundit të zhvilluara në këtë kompeticion.

Mbrojtësi i kësaj skuadre, Virgil Van Dijk tha se janë të kënaqur me rezultatin, por se duhet të jenë të koncentruar në ndeshjen e dytë.

“Ne ishim gati për betejën, e dinim se do të ishte e vështirë. Kemi një rezultat të mirë, por kualifikimi nuk ka përfunduar. Duhet të jemi gati”, tha Van Dijk. /Gazeta Sinjali Sporti/