image Holanda e mbyll pjesën e parë në epërsi ndaj Austrisë

Futboll

Holanda e mbyll pjesën e parë në epërsi ndaj Austrisë

news image

Kombëtarja e Holandës e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Kombëtares së Austrisë.

Holanda është në epërsi me rezultat minimal 1 – 0.

Ishte qendërsulmuesi, Memphis Depay, që gjeti golin duke u treguar i saktë nga pika e bardhë (11′).

Rezultati mund të ishte edhe më i thellë, por Holanda nuk i konkretizoi rastet, siç ishte ai i Depay, që dështoi të shënonte në portën e zbrazur për rreth pesë metra.

Ndërkohë, Austria nuk ka mundur të tregojë veten duke mos pasur ndonjë rast të rrezikshëm./Gazeta Sinjali Sport/