Kombëtarja e Holandës e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Kombëtares së Austrisë.
Holanda është në epërsi me rezultat minimal 1 – 0.
Ishte qendërsulmuesi, Memphis Depay, që gjeti golin duke u treguar i saktë nga pika e bardhë (11′).
Rezultati mund të ishte edhe më i thellë, por Holanda nuk i konkretizoi rastet, siç ishte ai i Depay, që dështoi të shënonte në portën e zbrazur për rreth pesë metra.
Ndërkohë, Austria nuk ka mundur të tregojë veten duke mos pasur ndonjë rast të rrezikshëm./Gazeta Sinjali Sport/