image Holanda dhe Frank de Boer ndajnë rrugët

Futboll

Holanda dhe Frank de Boer ndajnë rrugët

news image

Kombëtarja e Holandës nga sot do jetë pa selektor, pasi Frank de Boer ka dhënë dorëheqje, shkruan Sinjali Sport.

Holanda u eliminua në 1/8 e finales nga Republika e Çekisë dhe pas këtij dështimi de Boer ka marr vendim që të mos jetë udhëheqës i tulipanëve.

Për largimin e tij njoftoi kombëtarja holandeze në “Twitter”.

De Boer u emërua përzgjedhës i Holandës vitin e kaluar, por pa zgjatur aventura shumë me kombëtaren e portokalltë. /Gazeta Sinjali Sporti/