image Holanda arrin edhe fitoren e tretë me lehtësi ndaj Maqedonisë së Veriut

Futboll

Holanda arrin edhe fitoren e tretë me lehtësi ndaj Maqedonisë së Veriut

news image

Maqedonia e Veriut ndeshjen e fundit në Evropian e luajti kundër Holandës, shkruan Sinjali Sport.

Holanda ka fituar pa ndonjë problem edhe ndeshjen e tretë me rezultat 3-0, ndaj Maqedonisë së Veriut.

Futbollisti i PSG, Georginio Wijnaldum realizoi dy gola dhe një tjetër anëtari më i ri i Barcelonës.

Ballkanasit për herë të parë luajtën në një Kampionat Evropian këtë vit, ku të tri ndeshjet i humbën.

Në anën tjetër tulipanët fituan tre ndeshjet e grupit dhe e kanë siguruar plasmanin tutje si e para në tabelë në Grupin C.

Në stadiumin “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit, u zhvillua ky takim. /Gazeta Sinjali Sporti/