Maqedonia e Veriut ndeshjen e fundit në Evropian e luajti kundër Holandës, shkruan Sinjali Sport.
Holanda ka fituar pa ndonjë problem edhe ndeshjen e tretë me rezultat 3-0, ndaj Maqedonisë së Veriut.
Futbollisti i PSG, Georginio Wijnaldum realizoi dy gola dhe një tjetër anëtari më i ri i Barcelonës.
Ballkanasit për herë të parë luajtën në një Kampionat Evropian këtë vit, ku të tri ndeshjet i humbën.
Në anën tjetër tulipanët fituan tre ndeshjet e grupit dhe e kanë siguruar plasmanin tutje si e para në tabelë në Grupin C.
Në stadiumin “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit, u zhvillua ky takim. /Gazeta Sinjali Sporti/