image Hodhi mbeturinat në vend të palejuar, gjobitet pronari i marketit në Prishtinë

Kryeqytet/ Hodhi mbeturinat në vend të palejuar, gjobitet pronari i marketit në Prishtinë

news image

Komuna e Prishtinës, respektivisht drejtoria e Inspeksionit ka nisur vitin e ri 2020 me shqiptimin e gjobave ndaj bizneseve që ndotin mjedisin.

Një pronar i një biznesi në kryeqytet është dënuar nga inspeksioni komunal me një gjobë prej 400 eurove, pasi hodhi mbeturinat në vend të palejuar.

Njoftimin e ka bërë të ditur drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri përmes një postimi në Facebook.

“Pavarësisht fillimit të mbrapshtë, urojmë që këtë vit të jeni më të përgjegjshëm ndaj mjedisit.

Gjobë për ndotje”, ka shkruar Tahiri./Gazeta Sinjali/