Një vajzë kineze, e quajtur Vu Huajan, punonte në dy puna dhe studionte në universitet, por pothuajse humbi jetën nga uria, pasi kursente edhe ushqimin e vet për vëllaun e sëmurë.
Që pas vdekjes së prindërve, ajo kisthe qenë kujdestarja e vetme për të vëllain, i cili vuan prej një sëmundjeje mendore.
Tani ajo vetë ka shkuar 21 kg, dhe është 1.40 metra e gjatë. Kequshqyerja i ka shkaktuar probleme në zemër, probleme me ecien, rënie flokësh, pagjumësi dhe një tingull të vazhdueshëm në veshë.
Pasi lajmi i saj u bë publik, qeveria ofroi një fond për vëllain, ndërsa mediat shoqërore hapën një llogari dhe mblodhën gati 65 mijë dollarë. /Gazeta Sinjali/