image Në cilat zgjedhje kishte më shumë komuna që shkuan në balotazh?

Në cilat zgjedhje kishte më shumë komuna që shkuan në balotazh?

news image

Në zgjedhjet lokale që janë mbajtur më 22 tetor të vitit 2017, 20 komuna nuk kanë arritur ta përcaktojnë fituesin e tyre në rundin e parë. Kështu këto komuna më 19 nëntor zhvilluan edhe një raund tjetër për të caktuar prijësin e tyre.

Shumë komuna në balotazh, do të shkojnë edhe pas zgjedhjeve të 17 tetorit, ku 21 komuna do të kenë dy kandidatë që do të përballen më njëri- tjetrin.

Mirëpo, dallimi është se në këto zgjedhje do të jenë pesë komuna që në zgjedhjet e kaluara nuk kanë qenë në balotazh. Ato janë: Drenasi, Fushë Kosova, Vitia, Mamusha dhe Juniku.

Ndërsa komunat që zgjedhjet e kaluara përcaktuan kryetarin në raundin e parë e në këto zgjedhje do të shkojnë në balotazh janë: Parteshi, Ferizaj, Suhareka e Mitrovica.

Ndërsa në zgjedhjet lokale të mbajtura në vitin 2013, në balotazh shkuan 25 komuna.

Këto janë komunat që do të garojnë për rundin e dytë më 14 nëntor:

Në Komunën e Gllogovcit do të ketë balotazh mes Ramiz Lladrovcit të PDK-së me 45.50 për qind të votave dhe Driton Ajazit nga Demokratët për Drenasin me 30.50 për qind të votave.

Gjilani do të ketë balotazh ndërmjet Lutfi Hazirit nga LDK-ja dhe Alban Hysenit nga LVV-ja.

Komuna e Gjakovës do të ketë balotazh ndërmjet Ardian Gjinit të AAK-së dhe Mimoza Kusari-Lilës së LVV-së.

Komuna e Kaçanikut do të ketë balotazh mes Besim Ilazit nga PDK-ja dhe Jeton Rakës nga LVV-ja.

Dragashi në balotazh do ta ketë Bexhet Xheladinin nga LDK-ja dhe Shaban Shabanin nga PDK-ja.

Burim Berisha i LDK-së dhe Enver Bajçinca nga LVV-ja do të jenë në balotazh për Fushë Kosovën.

Në Istog në balotazh do të jenë Ilir Ferati i LDK-së dhe Bekë Berisha nga AAK-ja.

Balotazhi në komunën e Obiliqit zhvillohet ndërmjet Xhafer Gashit nga Iniciativa Qytetare për Obiliqin dhe Halil Thaçit të LVV-së.

Në komunën e Klinës në balotazh shkojnë Zenun Elezaj nga AAK-ja dhe Esat Raci nga PDK-ja.

Në Kamenicë në balotazh shkojnë Qëndron Kastrati nga PSD-ja dhe Kadri Rahimaj nga LVV-ja.

Në balotazh në Rahovec do të jenë Smajl Latifi i AAK-së dhe Visar Korenica i LVV-së.

Komuna e Podujevës shkon në balotazh me Ekrem Hysenin e LDK-së dhe Shpejtim Bulliqit të LVV-së.

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, shkon në garën e balotazhit ndërmjet Arben Vitisë së LVV-së dhe Përparim Ramës së LDK-së.

Në Viti në balotazh shkojnë Sokol Haliti i LDK-së dhe Arsim Ademi i LVV-së.

Në Prizren në balotazh përballen Mytaher Haskuka i LVV-së dhe Shaqir Totaj nga PDK-ja.

Komuna e Junikut shkon në balotazh mes Agron Kuçit nga AAK-ja dhe Ruzhdi Shehut të LDK-së.

Komuna e Malishevës shkon në balotazh mes Ekrem Kastratit nga Nisma Socialdemokrate dhe Isni Kilajt të PDK-së.

Në Vushtrri në balotazh kanë shkuar Ferit Idrizi i PDK-së dhe Xhafer Tahiri i LDK-së.

Në Shtime në balotazh garojnë Qemajl Aliu i VV-së dhe Naim Ismajli i PDK-së.

Kllokoti shkon në balotazh mes Vladan Bogdanoviqit nga Lista Serbe dhe Strahinja Spasiq nga Gi Srpska Narodna Sloga.

Komuna e Mamushës shkon në balotazh me Abdulhadi Krasniqi nga Kosova Demokratik Turk Partisi dhe Arif Butuqi nga Kosova Adalet Turk Partisi.

/GazetaSinjali/