Bordi suprem zgjedhor i Turqisë sapo ka hequr ndalimin e raportimit të rezultateve zgjedhore, i cili fillimisht ishte në fuqi deri në orën 21:00 me orën lokale.
Kjo do të thotë se rezultatet tani duhet të fillojnë të rrjedhin në më shumë se dy orë përpara se të pritej.
Procesi i votimit ka përfunduar pak më parë, ndërsa ka nisur menjëherë numërimi.
Zgjedhjet e sotme në Turqi janë konsideruar vendimtare në një betejë mes vazhdimësisë dhe ndryshimit.
Presidenti aktual turk, Recep Tayyip Erdogan ditët e fundit e ka zhvendosur debatin në çështje si terrorizmi, siguria kombëtare e vlerat familjare.
Por duke pasur parasysh shkallën e problemeve ekonomike, ai parashikohet të mos e ketë të lehtë sot.