image Hillary Clinton përfshihet në talljen me letrën e Trumpit

Politikë

SHBA/ Hillary Clinton përfshihet në talljen me letrën e Trumpit

news image

Pas letrës bizare që presidenti i SHBA-së, Donald Trump ia ka dërguar presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, ka shpërthyer në rrjetet sociale përqeshja masive ndaj të parit, aq sa është përfshirë edhe Hillary Clinton.

BBC ka raportuar se Erdogan e ka hedhur letrën në shportën e mbeturinave duke u ndjerë i fyer nga fjalët ku Trump i thoshte “Mos u bëj i fortë. Mos u bëj budalla” derisa e kërcënonte me sanksione të rënda ekonomike.

Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, e cila humbi në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 nga Trump, ka shkruar në Twitter me tallje se “sapo ka gjetur nga arkiva” një letër që presidenti amerikan John Fitzgerald Kennedy i ka shkruar presidentit të BRSS-së Khrushchev.

Letra daton nga 16 tetori i vitit 1962 dhe bën referencë me krizën e raketave në Kubë, që thuhet se ishte afër ta dërgonte botën në Luftën e Tretë Botërore.

Letra fillon me fjalët bizare: “Mos u bëj trap, ok? Hiqi ato raketa prej Kubës. Çdokush do të thotë “Po, Khrushchev! Je më i miri!” Por, nëse s’e bën, të gjithë do të thonë “çfarë budalle” dhe do ta thërrasin vendin tënd të mjetë si “The Soviet Bunion.”