image Hillary Clinton ia uron fitoren Joe Bidenit dhe Kamala Harrisit

Botë

Hillary Clinton ia uron fitoren Joe Bidenit dhe Kamala Harrisit

news image

Pak minuta pasi mediat njoftuan se kandidati demokrat Joe Biden është zgjedhur president i ri i SHBA-së, ka reaguar ish-sekretarja e shtetit në administratën e Barack Obama, Hillary Clinton, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Twitter, Clinton ka uruar presidentin e ri Biden dhe zëvendëspresidenten Kamala Harrisin për fitoren.

“Votuesit kanë folur dhe ata kanë zgjedhur Joe Bidenin dhe Kamala Harrisin si presidentin tonë të ardhshëm dhe zëvendëspresidenten”, ka shkruar ajo.

“Është një tiketë që e bën historinë dhe një faqe e re për Amerikën. Falënderoj të gjithë ata që ndihmuan që kjo të ndodhë”, ka shkruar ndër tjera Clinton.

Clinton humbi nga presidenti Donald Trump në zgjedhjet e vitit 2016 pavarësisht se fitoi garën popullore me mbi 3 milionë vota më shumë.

Kjo garë e diskutueshme shkaktoi një ndarje të thellë politike në katër vjetët e fundit. /Gazeta Sinjali/