image Hill pyetet për raportet e Amerikës me Serbinë: Potenciali i marrëdhënieve ka ende hapësirë

Rajon

Hill pyetet për raportet e Amerikës me Serbinë: Potenciali i marrëdhënieve ka ende hapësirë

news image

Ka vetëm dy javë që është në krye të diplomacisë së jashtë të Amerikës në Serbi. Ambasadori Amerikan Christopher Hill ka folur për raportet e shtetit të tij me Serbinë.

Ai në televizionin publik foli për prioritetet e tij në Serbi, marrëdhëniet ShBA-Serbi dhe luftën në Ukrainë.

Ambasadori Hill tha se po përpiqet të kuptojë se çfarë me të vërtetë po ndodhë sot në Serbi.

“Serbia është një shtet ndryshe se çfarë ka qenë, disa prioritete kanë ndryshuar. Por çfarë di është se njerëzit këtu janë fokusuar në të ardhme, ashtu siç jam edhe unë”, tha Hill.

I pyetur nëse marrëdhëniet ShBA-Serbi do të vazhdojnë të zhvillohen në drejtimin e duhur, Hill u shpreh se dy shtetet kanë interesa të përbashkëta dhe dy shteteve ju pëlqen liga elitare e basketbollit në SHBA, NBA.

“Për shembull dy shtetet e duam NBA-në. Potenciali i plotë i marrëdhënieve ka ende hapësirë për tu përmbushur, pra mendoj se mund të punojmë së bashku në këtë”, tha ambasadori amerikan.

Ambasadori Hill tha se kriza në Ukrainë është më e thella në Evropë që s’është parë prej vitesh.

“Çfarë kemi parë në Ukrainë çdo ditë është tmerruese, vuajtje e civilëve, shkatërrimi i qyteteve të rëndësishme historike. Sinqerisht s’jam i sigurt se ku do të çojë kjo, por jam i sigurt se jetojmë në një botë tjetër me atë që ishte para 24 shkurtit”, tha Hill.  

/GazetaSinjali/