Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka deklaruar sot që takimi i sotëm në Bruksel është i rëndësishëm por se nuk pret rezultate të shpejta.
Hilli në Kragujevc u shpreh se BE-ja po punon shumë për të gjetur një zgjidhje që do të ishte e dobishme për të gjithë.
“Procesi i Brukselit e kërkon një kohë të gjatë dhe sigurisht nuk mund të kënaq ata që presin rezultat të kënaqshëm menjëherë,” – u shpreh ambasadori i ShBA-ve.
Por, Hilli përmendi edhe Asociacionin.
“Duhet të them se nga pikëpamja e ShBA-ve është shumë e rëndësishme që të arrihet dhe realizohet sa më parë Asociacioni i komunave serbe,” – shtoi ai, përcjell Kosovo-Online.
Më tej, z. Hill tha edhe se e sheh të lidhur ngushtë çështjen e dialogut me atë të agresionit rus në Ukrainë.