Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill tha sot se Kosova do t’i bartë pasojat sepse nuk i dëgjoi këshillat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, se kjo do të ndikojë në marrëdhëniet me Uashingtonin, raporton Tanjug.
Ai gjithashtu para gazetarëve në Beograd shtoi se duhet të bëhet progres në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për formimin e Asociacionit dhe vazhdimin e dialogut.
“Sekretari ynë i Shtetit, Anthony Blinken, e ka bërë të qartë se ai kundërshton çdo lëvizje që ka bërë Kurti që janë në kundërshtim me të gjitha këshillat që kemi dhënë dhe Blinken ka thënë se do të ketë pasoja.
Ne duhet të përpiqemi të mos humbasim drejtimin tonë që është formimi i Asociacionit dhe normalizimi i marrëdhënieve. Është e nevojshme që rajoni i Ballkanit të pajtohet dhe të vazhdojë në drejtim të BE-së dhe integrimeve euroatlantike”, tha Hill.