image Hill: Jemi të shqetësuar dhe zhgënjyer që Kurti nuk e shtyu afatin për targat

Politikë

Hill: Jemi të shqetësuar dhe zhgënjyer që Kurti nuk e shtyu afatin për targat

news image

Foto ilustruese


Ambasadori i Amerikës në Serbi, Christopher Hill, është shprehur i zhgënjyer dhe i shqetësuar, që institucionet e Kosovës nuk po e shtyjnë afatin e vendimit për targat.

Hill ka thënë se kanë pasur kërkesa të vazhdueshme për ta shtyrë këtë vendim.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së bashku me partnerët e saj ndërkombëtarë, vazhdimisht kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta shtyjë periudhën e zbatimit të riregjistrimit të automjeteve. Jemi të zhgënjyer dhe të shqetësuar për refuzimin e Qeverisë së Kosovës për të pranuar kërkesat dhe këshillat e partnerëve të saj më të afërt ndërkombëtarë për këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e Christopher Hill.

Amerika dhe BE-ja kanë kërkuar edhe 10 muaj afat shtesë nga qeveria Kurti, për vendimin e targave.

Këtij propozimi nuk i është përgjigjur pozitivisht Kurti, i cili dy ditë më parë tha se afati i përcaktuar deri më 31 tetor, nuk ka kthim mbrapa./Blic/

/GazetaSinjali/