Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka njoftuar se do të mbulojë shpenzimet e energjisë elektrike për tre rezervarët e pompimit; 600, 300 dhe 150 metra kub ujë.
Kryeshefi ekzekutiv i kompanisë KRU “Hidrodrini”, Agron Tigani deklaroi se konsumatorët e këtyre 12 fshatrave të Istogut do t’u mbetet të paguajnë vetëm faturat mujore të ujit të shpenzojnë.
“Me këtë zotim dhe mbulueshmëri financiare të shpenzimeve të energjisë për pompa, nga KRU ‘Hidrodrini’ në Pejë, konsumatorëve të fshatrave përfituese, Shushicë, Rakosh, Zhakovë, Uçë, Bollopojë, Veriq, Mojstir, Syne, Cerkolez, Syriganë, Kerrninë dhe Padalishtë do t’u mbetet të mbulojnë me pagesë, vetëm faturat mujore të ujit që do e shpenzojnë”, deklaron kryeshefi ekzekutiv i kompanisë, Agron Tigani.
Ndyrshe, këto pompa do të ndërtohen në kuadër të projektit për ndërtimin e ujësjellësit për zonën lindore të Komunës së Istogut.
Vlen të theksohet se nga projekti investiv në fjalë, gurthemeli i të cilit u vu gjatë javës së kaluar, do të pëfitojnë rreth 8 mijë banorë/konsumatorë të rajonit në fjalë, të cilët me përfundimin e projektit, që sipas dinamikës pritet të zgjasë një vit nga dita e fillimit të punimeve, do të kenë furnizim 24 orësh me ujë të pijshëm./GazetaSinjali/