image Hidhet shorti i sezonit të ri në Serie A, orari i javës së parë

Futboll

Hidhet shorti i sezonit të ri në Serie A, orari i javës së parë

news image

Lega Serie A sot e ka hedhur shortin për ndeshjet e sezonit 2021/22 ku dhe janë zbuluar ndeshjet e javës së parë, transmeton Sinjali Sport.

Risi në këtë vit është se Serie A e ka ndryshuar një rregull bazë, gjatë sezoneve tjera shorti hidhej vetëm për pjesën e parë të Kampionatit dhe pjesa e dytë ishte vetëm pasqyrim i të parës.

Tani, edhe pjesa e dytë do të ketë short dhe kjo pritet ta bëjë Kampionatin më të paparashikueshëm.

Serie A do të fillojë me 22 gusht dhe duelet e javës së parë do të jenë këto:

Bologna v Salernitana

Cagliari v Spezia

Empoli v Lazio

Verona v Sassuolo

Inter v Genoa

Napoli v Venezia

Roma v Fiorentina

Sampdoria v Milan

Torino v Atalanta

Udinese v Juventus.  /Gazeta Sinjali Sporti/