image Hidhet shorti i Europa League, këto janë grupet më të forta

Futboll

Hidhet shorti i Europa League, këto janë grupet më të forta

news image

Sot është hedhur shorti për fazën e grupeve të Europa League në Nyon të Zvicrës, transmeton Sinjali Sportiv.

Këto janë 12 grupet e ndara, që i kanë dhuruar ekipeve të mëdha sfida të ekuilibruara, edhe pse nuk ka grupe “ferri“ të mirëfillta.  

Në grupin A, Roma ka një përballje relativisht të thjeshtë me Young Boys që mundi dje Tiranën 3-0, rumunët e Cluj dhe CSKA i Sofjes, ku luan ish-sulmuesi i Skënderbeut, Sowe.

Grup më i vështirë për Milanin, që përballet me ekipe solide si skocezët e Celtikut, Sparta e Pragës dhe Lila.

Ndërkohë, Napoli i Ellseid Hysajt do të ndeshet me holandezët e AZ Alkmaar, Real Sociedadin dhe kroatët e Rijekës.

Ky është shorti i plotë i fazës së grupeve:

/Sinjali Sportiv/