image Hetimet tatimore vlerësojnë mbi 6 milionë euro qarkullim të fshehur nga tre sektorë specifik - Sinjali

Hetimet tatimore vlerësojnë mbi 6 milionë euro qarkullim të fshehur nga tre sektorë specifik

news image

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se po vazhdon me monitorimin e personave juridik/bizneseve dhe personave fizike, të cilët përfitojnë nga rrjetet sociale, kriptovalutat, si dhe nga pjesa e shpronësimeve.

Sipas ATK-së, vetëm gjatë kësaj periudhe nga Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës janë identifikuar 6.1 milion euro qarkullim nga sektorët e lartcekur, të cilat sipas legjislacionit tatimor në fuqi kanë qenë të obliguara të deklarojnë dhe paguajnë për të hyrat e realizuara, por meqenëse nuk kanë deklaruar vullnetarisht.

ATK ka bërë vlerësimin sipas dispozitave tatimore, si dhe ka njoftuar se ka në dispozicion vegla të avancuara të cilat sigurojnë mbledhjen e informatave nga burime të ndryshme.

ATK siç ka paralajmëruar edhe më herët, ka në dispozicion vegla të avancuar të cilat sigurojnë mbledhjen e informatave nga burime të ndryshme, sikurse për persona juridik ashtu edhe për persona fizik/individ. Andaj, përmes kësaj komunikate i bëjmë thirrjet gjithë përfituesve që t’i kryejnë vullnetarisht obligimet e tyre, me qëllim që mos të bëhen objekt i ndëshkimeve dhe hetimeve”, thuhet në komunikatë për media.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin