image Helmohen rreth 30 pushues në Vlorë

Shqipëri

Helmohen rreth 30 pushues në Vlorë

news image

Rreth 30 pushues polak janë helmuar në Vlorë, pasi dyshohet se turistët kanë konsumuar ushqim teksa udhëtonin në një anije turistike në zonën e Karaburunit, ku më pas, ata nuk janë ndjerë mirë dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Të 30-it janë duke u trajtuar në spital, ndërsa disa prej tyre do të marrin regjim spitalor pasi janë në gjendje më të rënduar shëndetësore, shkruan TopChannel.

Një tjetër autobus me rreth 50 turistë që kërkojnë trajtim ka mbërritur në spital, por Drejtoria e Spitalit të Vlorës njofton se nuk ka kapacitetet e mjaftueshme, ndaj disa nga pacientët do të dërgohen drejt Spitalit Rajonal të Fierit.

/GazetaSinjali/