image Helmohen nga ushqimi pesë nxënës të shkollës “Elena Gjika”

Kosovë

Detaje/ Helmohen nga ushqimi pesë nxënës të shkollës “Elena Gjika”

news image

Në Klinikën e Infektivës në QKUK po trajtohen pesë nxënës, dyshohet se janë helmuar nga ushqimi, raporton Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar nga QKUK-ja.

“Ju konfirmojmë se pesë nxënës të shkollës fillore, janë duke u mjekuar në Kliniken Infektive, nën dyshimet se janë të helmuar nga ushqimi. Janë jashtë rrezikut për jetë”, tha për Sinjalin zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

Nuk dihet se ku kanë ngrënë ushqim nxënësit. Sinjali mëson se nxënësit janë të shkollës fillore “Elena Gjika” në Prishtinë.

Pas pak detaje nga ky rast…