Në Klinikën e Infektivës në QKUK po trajtohen pesë nxënës, dyshohet se janë helmuar nga ushqimi, raporton Sinjali.
Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar nga QKUK-ja.
“Ju konfirmojmë se pesë nxënës të shkollës fillore, janë duke u mjekuar në Kliniken Infektive, nën dyshimet se janë të helmuar nga ushqimi. Janë jashtë rrezikut për jetë”, tha për Sinjalin zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.
Nuk dihet se ku kanë ngrënë ushqim nxënësit. Sinjali mëson se nxënësit janë të shkollës fillore “Elena Gjika” në Prishtinë.
Pas pak detaje nga ky rast…