image Helmimi i nxënësve në Fier, drejtoresha e arsimit: E mitura ishte shtatzënë

Rajon

Rajon/ Helmimi i nxënësve në Fier, drejtoresha e arsimit: E mitura ishte shtatzënë

news image

Një nxënëse e gjimnazit “Janaq Kilica” në Fier përfundoi në spital mëngjesin e sotëm pasi u ndje keq në ambientet e shkollës ku një ditë më parë u helmuan 58 nxënës dhe dy mësues.

Drejtoresha e zyrës Arsimore, Yllka Beci gjatë tensionit të krijuar para shkollës tha se vajza ishte shtatzënë, por kjo deklaratë është mohuar nga prindërit e nxënëses, jashtë kamerave.

“A mund të të them diçka si nënë dhe grua para kamerave? Me kamera do ta them. Se vajza është shtatzënë, pati probleme dhe e nisëm në spital. Po është shtatzënë”, u shpreh drejtoresha Beci.

Si pasojë e problemeve me frymëmarrjen edhe dy nxënës janë shoqëruar në spital me ambulancë.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, nxënësit sot kanë shkuar në shkollë me prindërit e tyre, të cilët kanë kërkuar llogari për ngjarjen e ndodhur si dhe kanë kërkuar mbylljen e shkollës, duke u përpjekur të futen me forcë në shkollë./GazetaSinjali/