image Helikopteri holandez intervenon në shuarjen e zjarreve në Shqipëri - Video

Shqipëri

Helikopteri holandez intervenon në shuarjen e zjarreve në Shqipëri – Video

news image

Janë riaktivizuar vatrat e zjarrit mbi fshatin Dukat i Ri, në Karaburun të Shqipërisë, pas një dite që u shënua gjendje më e qetë.

Helikopteri chinuk, i cili erdhi nga Holanda, po hedh ujë për shuarjen e tij, ndërsa banorë të Dukatit po ndërhyjnë për fikjen e zjarrit me mjete tjera.

Tre helikopterë, ditën e djeshme arritën në aeroportin e Rinasit nga Holanda dhe Çekia, për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve në territorin e Shqipërisë.

/GazetaSinjali/