image Haziri tregon se çfarë iu ka kërkuar Vjosa Osmani për mocionin e mosbesimit

Kosovë

Deklaratë/ Haziri tregon se çfarë iu ka kërkuar Vjosa Osmani për mocionin e mosbesimit

news image

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se Vjosa Osmani e Lumir Abdixhiku që nuk u pajtuan me prishjen e koalicionit me VV-në, nuk largohen nga partia për një proces politik.

“Është fakt që Vjosa Osmani e ka dhënë mendimin e vetë duke kërkuar kohë shtesë që palët t’i shtjerrin të gjitha mundësitë për të shtyrë mocionin. Ajo këtë qëndrim e ka nga parimet e saj politike, në konsistencën politike”, ka thënë Haziri në emisionin Pressing.

Teksa më tej ka thënë se 30 anëtarët e tjerë të partisë janë unik.

Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë ditës së sotme ka dorëzuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës mocionin kundër Qeverisë Kurti. Ky mocion është nënshkruar nga 46 deputetë./Gazeta Sinjali/