image Haziri tregon se a do ta merr postin e kryetarit të LDK-së

Politikë

Haziri tregon se a do ta merr postin e kryetarit të LDK-së

news image

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka folur rreth situatës aktuale në LDK, shkruan Gazeta Sinjali.

Haziri foli edhe rreth mundësisë së drejtimit të partisë nga ai. Ai bëri të ditur se ende nuk i është ardhur mundësia që ta tregojë vetën të denjë për këtë pozitë.

“Nuk e kisha quajt pritje. E kisha quajt mundësi, ndoshta sepse në këtë rresht të madh të rugovizmit dhe të qenit rugovist dhe përfaqësuesi i LDK-së duhet me pas durim mbi të gjitha. Durimi është vlerë. Për tu zgjedhur diku duhet me qendru besnik, lojal”, tha Haziri në Kanal10.

Po ashtu, ai u shpreh se është i bindur që në zgjedhjet e ardhshme lokale, do ta rikthejnë fitoren në Podujevë e që sipas tij humbja e LDK-së atje ishte aksidentale.

“Ka qenë aksident. LDK-ja e ka fitu LDK-në. S’ka qenë garë në mes të LDK-së dhe një partie tjetër”, shtoi ai.

/Gazeta Sinjali/