Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se nuk do të votohet Vjosa Osmani për presidente të Republikës së Kosovës vetëm pasi ajo është hidhëruar, transmeton Gazeta Sinjali.
Në pyetjen se a do të votohej Vjosa Osmani si presidente konsensuale brenda LDK-së për të evituar largimin e saj nga partia, kryetari i Gjilanit, Haziri tha se nuk ia falim këtë pozitë Osmanit.
“Nuk ia falim Vjosës pozitën e presidentes veç pse është hidhëruar”, tha ai në Syri Tv.
Ndryshe, gjatë ditës, Haziri ka deklaruar se kandidati i duhur për president nga radhët e LDK-së është Isa Mustafa. /Gazeta Sinjali/