image Haziri tregon nëse do t'i hyjë sërish garës për kryetar të Gjilanit

Politikë

Haziri tregon nëse do t’i hyjë sërish garës për kryetar të Gjilanit

news image

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në një intervistë për KP, ka folur edhe për zgjedhjet lokale i cili tha se nuk ka ambicie për një tjetër mandat në krye të Gjilanit, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryetari i tanishëm i Gjilanit, Haziri tha se nuk ka ndonjë ambicie për mandatin e pestë në krye të kësaj komune, megjithatë u shpreh se dega e LDK-së në këtë qytet do të propozojnë një kandidat që shkon dhe përtej partisë.

“Sa i përket Gjilanit, unë jam në mandatin e katërt si i zgjedhur, nëse e bëjmë si ndarje sepse unë në vitin 2005 e kam marrë detyrën e ministrit dhe jam kthyer në Krishtlindjet e vitit 2013, në zgjedhjet e Komunës së Gjilanit. Nuk kam ambicie, përkundrazi unë po punoj shumë në Gjilan që t’i jap mbështetje një kandidati sa më konsensual të mundshëm që del, jo vetëm për LDK-në, por përtej LDK-së, qytetar i cili mund të marrë udhëheqjen e Komunës së Gjilanit në mandatin e ardhshëm në proces zgjedhor”, ka thënë Haziri.

Ai gjithashtu ka mohuar se do të jetë kandidat për president të Kosovës duke u shprehur se si parti nuk kanë biseduar me askënd në lidhje me këtë post dhe rrjedhimisht nuk kanë marrëveshje me asnjë subjekt politik.

/Gazeta Sinjali/