image Haziri thotë se të gjitha rastet e reja me Covid-19 në Gjilan do të vetizolohen

Kosovë

Pandemia/ Haziri thotë se të gjitha rastet e reja me Covid-19 në Gjilan do të vetizolohen

news image

Kryetari i Gjilani, Lutfi Haziri tha se të gjitha rastet e reja me Covid-19 do të vetizolohen, ku do të vendosen në karantinë.

Haziri tha se duhet që të ruhet qetësia dhe të përmbahen të gjitha udhëzimeve të institucioneve, duke dalë vetëm kur është e domosdoshme, por me masa mbrojtëse.

” Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sapo na njoftoi se nga 50 mostrat e marra ne Gjilan, 14 kanë rezultuar pozitive si pasojë e kontakit me të prekurit e para dy ditëve”, ka shkruar Haziri.

Postimi i plotë:

#Dita61.Urimet më të mira për gjithë infermierët dhe teknikët medicinalë në shërbimet shëndetësore që perkrah mjekut, kujdesen për shëndetin tonë. Ushtarët e shëndetit tone, ju falemnderit e urime 12 Maji!

Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sapo na njoftoi se nga 50 mostrat e marra ne Gjilan, 14 kanë rezultuar pozitive si pasojë e kontakit me të prekurit e para dy ditëve.

Shtabi e Emergjencave për parandalim e #Covid19, ka marrë masat për vetizolim, dhe vendosjen në kakrantinë të të gjitha rasteve të reja të infektuara.

Apeloj që ta ruajmë qetësinë dhe t’i përmbaheni të gjitha udhëzimeve të institucioneve, duke dalë vetëm kur e keni të domosdoshme, por me masa mbrojtëse!/Gazeta Sinjali/