image Haziri thotë se do të kërkojë drejtësi për vdekjen e anëtarëve të familjes Haliti

Kosovë

Haziri thotë se do të kërkojë drejtësi për vdekjen e anëtarëve të familjes Haliti

news image

I pari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka folur rreth rastit të vdekjes se tre kosovarëve nga Gjilani të cilët ndërruan jetë ditë më parë në Shqipëri, pas helmimit nga ushqimi.

Pasi familjarët kanë akuzuar personelin shëndetësor në Shqipëri se viktimat u neglizhuan duke mos iu bërë ekzaminimet e duhura, Haziri ka thënë sot se pret që autoritetet në Shqipëri të zbardhin këtë rast duke treguar se si është trajtuar ky rast dhe a janë neglizhuar pacientët të cilët ndërruan jetë.

“Zbardhja e rastit lidhur me trajtimin e tyre si pacientë, trajtimi shëndetësor ne institucionin primar dhe në institucione të tjera. A është neglizhuar rasti, si është trajtuar, ne besojmë në institucionet e shtetit shqiptar qe të arrijnë të zbardhin rastin”, ka thënë Haziri në një konferencë për media.

Haziri tha se deri tani nuk ka pasur arsye të përfshihen institucionet e Kosovës në këtë rast.

Do të kërkoj drejtësi deri në ditën e fundit, sikur në rastin e Agonit (i riu që humbi jetën në karantinën e Qendrës së Studentëve)”, ka thënë ai.

Familjarët, Elfete, 78 vjeçe, djali i saj Afrimi 56 vjeç e gruaja e tij Ferdinaze Haliti, 57 vjeçe, janë tre pjesëtarët e familjes nga Gjilani, të cilët ndërruan jetë njëri pas tjetrit në Shërbimin e Reanimacionit Qendror në QSUT, pasi ishin paraqitur në gjendje tejet të rëndë me diagnozë “intoksikacion nga kërpudha”. /Gazeta Sinjali/