image Haziri: Takimi Bislimi-Lajçak është pjellë e marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit

Politikë

Haziri: Takimi Bislimi-Lajçak është pjellë e marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit

news image

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se takimi i djeshëm në mes të Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është vazhdimësi e marrëveshjes së 27 shkurtit në Bruksel dhe Aneksit të 18 marsit në Ohër.

Haziri tha se marrëveshja e paraparë në këto dy dokumente është e përkohshme derisa tha se marrëveshjet e tilla janë bërë normë në BE.

“Nëse flasim për paaftësinë për me e përkthy, me kapitalizu një veprim të suksesshëm të Republikës së Kosovës, të institucioneve të sigurisë siç ishte ai i 24 shtatorit në aktin terrorist, në atakun në territor, në rendin kushtetues nga një grup terroristësh serbë duke paralajmërua hetime, duke kërku që me vendos kushte nga ana e kryeministrit tonë, edhe 4 ose 5 javë prapa flasim për të njëjtin ambient, implementim paralel i marrëveshjes së Ohrit. Kjo është pjella e marrëveshjes së 27 shkurtit në Brukselit dhe 18 marsit aneksit të Ohrit sepse është marrëveshje e përkohshme kompromis për marrëveshje obligativisht ligjore që ka qenë e paraparë që i bie njohje e Republikës së Kosovës. Ky kompromis për një njohje ‘de-facto’, për një njohje të përkohshme, ku nuk nxirren firmat por pranohet publikisht ose gojarisht është bërë normë në BE. Këshilli i ministrave në BE e ka bërë konkluzë ata e quajnë konkluzë të raporteve Kosovë-Serbi, tani , ata nuk veprojnë mes kapitujve në raport mes Kosovës dhe Serbisë por ata tani veprojnë sipas konkluzës së fundit të marrëveshjes sepse palët e kanë pranu”, u shpreh Haziri në Teve1.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se institucionet e Kosovës nuk kanë arritur me e përkthy në veprim të suksesshëm të Policisë së Kosovës dhe përfitime politike rastin e 24 shtatorit në veri.

Sipas tij, politikisht gjendja është kthyer e njëjtë sikur para 24 shtatorit.

“Ne pritëm se do të zbardhen hetimet dhe do të zbardhen, natyrisht se do të zbardhen nga organet e larta si NATO dhe KE ka pas ekip teknik në Kosovë dhe Serbia nuk mund t’i ikë, ta amnistoj vetveten dhe as nga ndëshkimet që quhen sanksione, por ne dështuam me e përkthy këtë veprim të suksesshëm të Policisë së shtetit, njësive të specializuara që kanë qenë në operim, janë treguar shumë profesional, në zbatim të detyrave janë treguar shumë korrekt, dhe me dëme minimale kanë arrit me e ruajt sovranitetin, territorin, kushtetutshmërinë, dhe tani duhet me përmend që ai gjak i derdhur është bërë dritë por politikisht tani është kthyer gjendja e njëjtë”, u shpreh Haziri.

/GazetaSinjali/