Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se shumë shpejt do të bëhet publike dita e hapjes së pikës kufitare Stanqiq – Bellanoc, e cila sipas tij do të jetë urë-lidhëse mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Sipas Hazirit përveç mes shteteve, kjo pikë do të jetë urë-lidhëse edhe mes qytetarëve të Gjilanit dhe Komanovës, “si në aspektin njerëzor, ashtu edhe në atë ekonomik”.
Këto deklarata i pari i Gjilanit i dha në Kumanovë, ku po qëndron për një takim pune me kryetarin e kësaj komune, Maksim Dimitrevski.
Qëllimi i këtij takimit ishte njoftimi i ekipeve nga Gjilani dhe Kumanova, të cilët po implementojnë dy projektet e bashkëpunimit ndërkufitar, ku janë të përfshira edhe dy ndërmarrje publike “Hidromorava” dhe “Vodovodo”-.
Gjatë takimit, kreu i Kumanovës ka njoftuar se më 11 nëntor do të bëhet edhe binjakëzimi i këtyre dy komunave, të cilat sipas tij janë shembulli më i mirë i zhvillimit të projekteve të përbashkëta në të mirë të komunitetit./Gazeta Sinjali/