Nënkryetari i LDK-së, njëherit kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka njoftuar se prej 4 deri në 11 mars do ta shënojnë 30-vjetorin e themelimit të partisë së Ibrahim Rugovës.
Haziri po ashtu në shkrimin e publikuar në Facebook, ka theksuar se ka ardhur koha që shqiptarët e Kosovës Lindore t’i bashkohen atdheut të tyre.
“Rapublika jonë është kompromisi i dhimbshëm i zgjidhjes së drejtë të çështjes shqiptare në Ballkan. Ka ardhur koha që shqiptarët e Kosovës Lindore t’i bashkohen atdheut të tyre!”, ka shkruar Haziri.
Postimi i Hazirit në Facebook:
Javë e bardhë për Gjilanin. Prej 4 deri në 11 mars do ta shënojmë 30-vjetorin e themelimit të partisë së Ibrahim Rugovës. Gjatë kësaj jave, do të ketë manifestime politike, kulturore e sportive, me theks të veçantë, vlerësimin e lartë për rolin e gruas dhe të rinisë.
Falënderim deri në gjunj ëzim brezave tanë që nuk janë në jetë, por që kontribuan për Degën e LDK’së, në rezistencën politike e paqësore, e në fund edhe me kryengritje, duke arritur deri te Liria, Pavarësia dhe Demokracia.
Rapublika jonë është kompromisi i dhimbshëm i zgjidhjes së drejtë të çështjes shqiptare në Ballkan. Ka ardhur koha që shqiptarët e Kosovës Lindore t’i bashkohen atdheut të tyre!. /Gazeta Sinjali/