Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se shpenzimet e varrimit të pesë anëtarëve të familjes Bllaca i merr përsipër komuna. Ai tha se nuk e di ditën kur do të bëhet varrimi pasi kjo ‘varet nga Mjekësia Ligjore’.
Këto komente i pari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i dha në një bisedë telefonike për Gazetën Sinjali.
“Gjithçka komuna ka marrë mbi vete, por, varrimi varet nga Mjekësia Ligjore”, tha Haziri shkurtë për Gazetën Sinjali.
Sot në lagjen Bujana të Gjilanit, ndodhi një vrasje e shumëfishtë. Në këtë tragjedi, zyrtarja e Policisë së Kosovës, Valdete Bllaca, ka vrarë prindërit, dy vëllezërit dhe më pas vetën. /Gazeta Sinjali/