image Haziri shpalos detajet për ndarjen e posteve për Vjosa Osmanin e Agim Veliun

Politikë

Mbledhja/ Haziri shpalos detajet për ndarjen e posteve për Vjosa Osmanin e Agim Veliun

news image

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka shpalosur detaje nga mbledhja e kryesisë së LDK-së që u mbajt sot pas finalizimit të marrëveshjes për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Haziri ka thënë se në mesin e shumë emrave është diskutuar edhe emri i tij për minisitër, por ai ka refuzuar të marrë ndonjë post për shkak se siç shprehet ‘dëshiron të kryej mandatin si kryetar i Gjilanit’.

“Ka pasur shumë emra në tavolinë të diskutimit. Ka qenë edhe emri im ndër emrat për ministra, por unë kam thënë se dëshiroj të kryej mandatin si kryetar i Gjilanit”, ka thënë Haziri në emisionin“Pressing’ në T7, transmeton Gazeta Sinjali.

Ndër të tjera ai ka folur edhe për Agim Veliun, pasi ky i fundit pritet të vije në krye të MPB-së.

“I vetmi emër që ka dalë si më adekuati për MPB-në ka qenë Agim Veliu. Ai e garanton zbatimin e programit të LDK-së dhe VV-së, që ndër politikat kyçe që përmendim është siguria”, shton ai.

Më tej, Haziri ka konfirmuar se kryeparlamentare do të jetë Vjosa Osmani. /Gazeta Sinjali/